LEZHE - Banesa e një të moshuare në Ishull Lezhë është bërë objekt i një tentative grabitje mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë një person i maskuar ka hyrë në banesën e shtetases Katerina Leka 52 vjeç.

Grabitësi pasi ka pikasur zonjën e shtëpisë është larguar pa marrë asgjë nga banesa, ndërsa ne vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur punën për identifikimin e dhe ndalimin e autorit. 

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se 52 vjeçarja jetonte vetëm pasi bashkëshortin dhe fëmijët i kishte në emigrim. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)