LEZHE- Drejtuesit vendore në veri të vendit janë bërë pjesë e një tryeze diskutimi të iniciuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, mbi strategjitë e planifikimit të territorit në të gjithë vendin.
Në takimin e zhvilluar në qytetin e Lezhës është vënë theksi mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit në mes të njësive vendore dhe rajoneve në hartimin e planifikimit të territorit vendor ku konceptimi i tij duhet të jetë në përputhje me planin e përgjithshëm kombëtar.
Gjatë diskutimeve, drejtuesit vendorë kanë ngritur shqetësimin për mungesën e dhënies se lejeve të ndërtimit, e cila është reflektuar ndjeshëm në mungesën e të ardhurave, por edhe të përballjes me kërkesat e shumta të qytetarëve dhe bizneseve që duan të ndërtojnë në zonat e tyre.
Për zëvendësministrin e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Gjon Radovani, zhvillimi i qëndrueshëm, ekonomia e shëndetshme dhe integrimi i të gjithë shoqërisë vjen nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të planeve territoriale.
Në takimin e zhvilluar në Lezhë, drejtuesit vendorë kanë kërkuar nga Ministria e Zhvillimit Urban që të sigurojë mbështetje për ta.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com