LEZHE - Një elektriçist 55 vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme teksa po punonte për riparimin e një defekti. Ngjarja ka ndodhur në ishull Lezhë ku viktima është Hajri Jakupi.
 
Mësohet se ai po punonte në riparimin e një defekti në një shtylë në afërsi të superstradës, kur ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në kontakt me energjinë, çka ka rezultuar fatale për të. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)