Lezha, asnjë ndryshim pas
rinumërimi, PD: Presion nga PS

Lezha, asnjë ndryshim pas<br />rinumërimi, PD: Presion nga PS
TIRANE-  Kolegji Zgjedhor ka mbyllur në mbrëmje pa ndryshim rezultati, numërimin e 10 qendrave të votimit të KZAZ nr.13 të Lezhës, ankimim i PD-së, pranuar sot nga Kolegji.

Si rrjedhim, në Lezhë nuk ka ndryshim mandati. Njeri prej përfaqësuesve ligjorë të PD-së, Ivi Kaso, i konsideroi korrekte rezultatet që dolën nga 10 kutitë, por përfaqësuesi i dytë, Oerd Bylykbashi, gjykoi se Kolegji vendosi nën presionin e PS-së, pasi duheshin hapur të gjitha kutitë e Lezhës, ashtu siç pretendoi PD-ja. Sipas tij, Kolegji nuk bëri drejtësi dhe i trafikoi votat e PD-së, kontrabandë tek PS-ja. Tani, çështja nuk do mbetet me aq, por PD do bëjë kallëzim penal për këtë problem. Sipas tij, PD nuk ka fituar me 39 vota në Lezhë, por me mbi 700 vota.

Pas ndalimit të çështjes për ankimimin e PS-së për rivotim në qarkun e Lezhës, sot paradite Kolegji Zgjedhor shqyrtoi dhe pranoi pjesërisht, kërkesën e Partisë Demokratike për rinumërim të 10 QV-ve në këtë qark. Fillimisht procesi i rinumërimit u vendos të fillonte në orën 15:00, por u shty për në orën 18:00, pasi kutitë ndodheshin në Lundër. Partia Socialiste nuk pati interes për këtë proces dhe nuk mori pjesë në rinumërim.

PËRFAQËSUESI I PD, OERD BYLYKBASHI: KODI U LEXUA NËN PRESIONIN E PS

Përfaqësuesi i dytë ligjor i PD-së, Oerd Bylykbashi, deklaroi se Kolegji Vendor ka vendosur nën presionin e Partisë Socialiste dhe procesi i sotëm, ku u numëruan vetëm qëndra votimi, tregoi se procesi nuk siguron transparencë, pavarësisht se u mor përsipër hapja e kutive. Sipas tij, Kolegji nuk bëri drejtësi dhe nuk u dha zgjedhësve atë që meritonte, faktin që  PD-ja kryesonte në qarkun e Lezhës.

Nga transparenca u zbuluan 305 vota, por 440 të tjera jo ndaj ne do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi dhe ata që kanë korruptuar ligjin të përballen me të.
Në praninë e të gjithë mediave dhe vëzhguesve,”- tha Bylykbashi, -“doli e vërteta për atë masakër që ka ndodhur: 1250 vota të kaluara tek PS-ja kontrabandë, të trafikuara.dhe kjo në sajë të vendimit të papredencë të Kolegjit..

Ne kemi kundërshtuar edhe praninë e njerit prej gjyqtarëve, por Kolegji e lexoi kodit sipas Gabës. Mandati është i rëndësishëm, por më e rëndësishmja është transparenca për të gjithë shqiptarët, gjë që Kolegji nuk e bëri dhe kjo do parë më kujdes në të ardhmen.

PS-ja bëri tentativa të pafund për të penguar rinumërimin në Shkodër dhe Lezhë dhe pastaj u tërhoq nga frika se do dilte ky “horllëk” zgjedhor duke nisur nga KQZ-ja që bllokua në mënyrë të qëllimshme duke tërhequr me komandë, komisionerët,”- përfundoi Bylykbashi.

ORA 20:10 MBYLLET RINUMERIMI, PD PRANON SE REZULTATI KA QENE KORREKT

Pas rinumërimit të votave, në përfundim të procesit, njeri prej përfaqësuesve ligjorë të PD-së, Ivi Kaso ra dakord me rezultatin e pandryshueshëm, që u shfaq,

Ai tha: " Sikurse u vërejt dhe nga procesi i rinumërimit të 10 qendrave të votimit, procesi për të cilin ne paraqitëm prova, provoi që ky proces kishte qënë korrekt dhe të gjitha tabelat e tij kanë qënë të sakta dhe i korrespodojnë realitetit. Kërkojmë që përveç këtij rezultati që u tregua se ishte i saktë, të përfshihen edhe tabelat e tjera që janë prodhuar në një proces normal."
 
Pas tij, e mori fjalën eedhe përfaqësuesja e KQZ-së, si palë e paditur, që kishte detyrimin të kryente rinumërimin dhe rivlerësimin e të gjitha qendrave të votimit të Lezhës. Sipas saj, KQZ-ja e kreu këtë procedurë dhe tani ia lë në dorë gjykatës, vendimin. Partia Socialiste nuk pati interes për këtë proces dhe nuk mori pjesë në rinumërim.

ORA 18:00 KOLEGJI ZGJEDHOR NIS PROCEDURAT PER RINUMERIMIN E 10 QV NE LEZHE

Kolegji Zgjedhor ka nisur procedurën për numërimin e 10 qendrave të votimit të KZAZ nr.13 të Lezhës, ankimim i PD-së duke ngritur 4 grupe numërimi. Trupi gjykues me relator Petrit Cenon vendosi të ngrejë katër grupe numërimi: I pari përbëhej nga 2 specialistët e KQZ-së, Dashamir Alsula, Julian Bytyçi dhe vëzhguesi Edmond Sojani. I dyti përbëhej nga specialistët e KQZ-së Elvis Beja e Enri Veseli dhe vëzhguesi Edmond Kurti. I treti, nga specialistët Nestor Kerraj dhe Olsi Peto dhe vëzhguesi Edmond Gjini ndërsa grupi i katërt përbëhej nga Syrja Alushi, Elton Lika dhe vëzhguesi Hajredin Ismaili.

ORA 13:04 PD, BYLYKBASHI: KOLEGJI PRANOI PJESËRISHT KËRKESËN TONË

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rinumërim dhe rivlerësim të 10 Qendrave të Votimit në Qarkun e Lezhës, nënësekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Oerd Bylykbashi tha se kjo kërkesë u pranua pjesësisht. Megjithatë, sipas tij, rinumërimi i votave në këtë qark do të rikonfirmojë atë që ka konstatuar PD deri më tani, “vjedhjen e votave nga PS”.
 
“Kolegji pranoi pjesërisht kërkesën tonë, vetëm për 10 QV, të cilat provuan se PS në ato qendra kishte trafikuar, vjedhur me presion dhe mënyra të tjera të paligjshme, të paktën 400 vota të PD-së. Megjithatë procesi është në vijim, më vonë do fillojë procesi i rinumërimit dhe rivlerësimit, dhe ky proces vëtëm sa do të rikonfirmojë atë që keni parë të gjithë ju. Këtu nuk është çështja e mandatit, por mandati i fituar i PD, duhet të bazohet mbi votën e vërtetë të shqiptarëve, çdo votë duhet të shkojë aty ku e ka dhënë qytetari. Ne nuk kemi fituar me 39 vota, por me mbi 700 vota”, tha Bylykbashi.
 
Ndërsa nuk iu përgjigj pyetjes së gazetares së Tv “A1 Report”, lidhur me mënyrën e procedimit sa i takon QV të tjera të Lezhës për të cilat PD kishte prentendime, por theksoi se “ky është një proces në vijim, dhe për momentin s’mund të jap një prononcim lidhur me këtë fakt”.
 
ORA 12:35 PD, KASO: KËRKOJMË RINUMËRIM DHE RIVLERËSIM TË VOTAVE NË LEZHË

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka theksuar se PD kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave të zonës zgjedhore të qarkut Lezhë. “Kolegji Zgjedhor duhet të shqyrtojë çështjen në themel. Themeli është që në përmbajtjen e disa tabelave nuk pasqyrohet rezultati i saktë, duke favorizuar PS-në dhe duke na penalizuar ne. 10 QV të ZAZ-së 13 nuk kanë depozituar tabelat origjinale, por fotokopje të tyre të cilat kanë vetëm vulën e KZAZ-së. Në këto tabela duken qartë korrigjimet dhe rezultati i tyre është i ndryshëm nga sistemi elektronik i KQZ. Nga ky rinumërim u konstatua se ka patur diferenca midis koalicioneve, që shkoi në 740 vota plus për koalicionin e djathtë”, tha Kaso.
 
Ndërkaq, Kaso theksoi se PD kërkon tabulimin e rezultateve, si dhe të përdoret si provë rezultati i rinumërimit të votave.
 
“Ajo që kërkojmë ne është që këto tabela transparente t’i konsideroni të mirëqena dhe prova. Ose si indicie për ta çuar Kolegjin në rinumërim të 458 QV-ve të Lezhës nga Kolegji, dhe rezultati të përfshihet në totalin e kësaj zone zgjedhore. Provat janë tabelat e rinumërimit si fakte të njohura botërisht dhe procesverbali i mbledhjes së KQZ-së.
 
Ndërkaq, edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka të njëjtën kërkesë si PD.

ORA 10:20 KOLEGJI NDALON CESHTJEN E ANKIMIT TE PS PER LEZHEN

Kolegji Zgjedhor ka vendosur pushimin e çështjes për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste për Qarkun e Lezhës, pasi kjo forcë politike tërhoqi kërkesën e saj. Partia Socialiste kishte kërkuar rivotim në qarkun e Lezhës, ndërkohë që sot nuk ishte e pranishme në Kolegj.
 
Ndërkaq, Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me procesin e rinumërimit po në këtë qark.
 
Pas vendimit të Kolegjit për pushimin e çështjes për ankimin e PS, Nënsekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e ka cilësuar të influencuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
 
“Arsyet e PS për tërheqjen e ankimimit janë taktike, pasi janë përpjekur të mbulojnë atë maskaradë që e zbuluam gjatë rinumërimit. U provuan shkelje të rënda. Kolegji mori vendim haptazi për PS. Kjo tregon presionin që PS po ushtron mbi organin e vetëm ankimor që ka mbetur në këtë vend, pasi shkatërroi KQZ-në si institucion që gjykon pretendimet zgjedhore”, u shpreh Bylykbashi.
 
Ndërsa ka theksuar se në vijim të shqyrtimit të ankimimit të PD në Kolegj për qarkun e Lezhës, do të kërkohet transparencë e plotë.
 
“Ligji parashikon që gjykimi vazhdon edhe në mungesë. Po kështu, ligji parashikon që në KQZ pavlefshmëria mund të gjykohet edhe pa praninë e palëve, pasi çështja është në interes të publikut, jo të palëve specifike. Pretendojmë për 1200 vota të vjedhura. Dhe kërkohet transparencë e plotë, dhe nëse është e nevojshme kërkojmë të rivotohet. Ne jemi të bindur për fitoren tonë në Lezhë, por besonim se Kolegji do të qartësonte atë që aty ndodhi. Nën influencën e anëtarëve, Kolegji certifikon kërkesat e PS, dhe kjo është e papranushme. Certifikimi është hap final, dhe është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të vërteta, dhe jo të korruptuara për shkak të presioneve kriminale. Kjo është diçka që duhet shqyrtuar, pasi kjo e keqe duhet nxjerrë nga rrënjët. Kolegji duhet ta bënte këtë, por nuk e bëri. PS kërkoi ndërprerjen e rinumërimit në Lezhë, pasi nuk donte që të dilte hapur vjedhja që ishte bërë në këtë qark. Ne sot në Kolegj do e kërkojmë këtë transparencë të plotë. Ne mendojmë se ajo që ndodhi në Lezhë e Shkodër, ka ndodhur edhe në qarqe të tjera”, tha Bylykbashi.
 
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, nënsekretari për Çështjen Ligjore në PD tha se kjo forcë politike do të vijojë kërkesat për hetimin e çështjes, duke përdorur të gjithë instrumentat ligjorë, për të sjellë transparencën e procesit.
 
“Transparenca është parim themelor. Është i qartë se në 2009 PS kërkonte diçka të tilla pa provë, por sot kërkon të mbyllë çdo gjë brenda petkut të zejdhjeve. Do të shfrytëzojmë të gjithë instrumentat ligjore, për të sjellë transparencën. Jemi plotësisht në të gjitha afatet dhe parametrat që Kodi Ligjor parashikon për ankimet”, theksoi Bylykbashi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE