Besëlidhja e Lezhës është shumë pranë rikthimit në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri, edhe pse matematika nuk e ka 'vulosur' ende përfundimisht suksesin e tyre.
Skuadra lezhjane dhuroi një performancë spektakolare duke mposhtur 1-9 në transfertë Adriatikun, ndërsa në të njëjtën kohë rivali direkt Sopoti u mposht 3-0 nga Veleçiku. Këto rezultate kanë krijuar një diferencë prej 6 pikësh në krye të renditjes në Grupin A të Kategorisë së Dytë, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund.
Me një golavarazh mbresëlënës (+22), Besëlidhja ka pothuajse të sigurt titullin dhe rikthimin në një kategori më lart, duke pritur vetëm zyrtarizimin matematikor.
Në Lezhë tashmë ndihet atmosfera e festës. Ndeshja e ardhshme në shtëpi ndaj Shirokës pritet të shndërrohet në një event të madh për tifozët, ku do të festohet ngritja e trofeut dhe kurorëzimi i një sezoni të dominuar prej Besëlidhjës nga fillimi deri në fund.
Komente










