Qarku i Lezhës iu bashkua fushatës kombëtare “Mbrojtja Civile në Turne 2025”, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Institucioni i Prefektit, me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD) në Shqipëri.
Në këtë aktivitet sensibilizues morën pjesë strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile në nivel qarku dhe vendor, ku u improvizuan raste emergjente për të testuar dhe përmirësuar reagimin e e strukturave pergjegjese në përballimin e emergjencave civile, veçanërisht në rastet e fatkeqësive natyrore.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë dhe proshura informuese për qytetarët, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë për reagim në kohë në rast emergjencash, pasi komuniteti shihet si faktor mjaft i rëndësishem në këtë drejtim.
Komente









