Opozita bashkon votat me PS, Lezha miraton buxhetin e vitit 2025! Ndreu: Më i madhi, me zero borxhe

Me shumicë votash përfshirë dhe opozitën (30 pro, 1 kunder, 3 abstenim), Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi buxhetin e vitit 2025, i cili kap vlerën e 22.7 miliard lekë të vjetra ku 42.3 % do të shkojë për investime publike, 29% për paga dhe 28.7% për mallra dhe shërbime.

Duke folur para këshilltarëve, Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu e konsideroi buxhetin si më të madhin në historinë e kësaj njësie vendore i cili vjen për herë ta parë më zero borxhe të mbartura.

Kundër buxhetit votoi vetëm këshilltarja e PD, Alfrida Marku, ndërsa tre të tjetër abstenuan. Marku tha se ky buxhet nuk reflekton problemet e banorëve. 

Me buxhetin e vitit 2025 është parashikuar rehabilitimi i 37 km rrugë, 51 akse urbane në qytetin e Lezhës dhe 33 në Njësitë Administrative si dhe rikonstruksionin e 39 ambiente kopshtesh për fëmijët në zonat rurale. Po ashtu me këtë buxhet do të zgjidhet dhe çështja e familjeve të pastreha nga tërmeti, ndriçimi rural dhe menaxhimin e mbetjeve me ndarjen e tyre në burim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Transferta me Laçin, Gugash Magani: Rrugë tjetër veç fitores nuk ka

Transferta me Laçin, Gugash Magani: Rrugë tjetër veç fitores nuk ka