Lezha miraton parkingjet me pagesë
Shoferët, 50 lekë të vjetra për 1 orë

LEZHE - Vetëm brendësitë e lagjeve të Lezhës do tu përkasin qytetarëve, pasi parkingjet në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti do të jenë me pagesë për të gjithë ata që disponojnë një automjet.

Të majtët në Këshillin Bashkiak të Lezhës i kanë hapur rrugë tarifimit për parkingjet në qytet, duke mos marrë në konsideratë grupet e interesit, në rastin konkret qytetarët.

lezhe

Kjo nisëm e Bashkisë është kundërshtuar ashpër nga këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Lezhës.

Nënkryetari i Këshillit, njëherazi edhe kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike, Tonin Uldedaj, e ka konsideruar këtë veprim abuziv dhe që do të ndikojë në kurrizin e qytetarëve të Lezhës.

Uldedaj ka hedhur një lum akuzash ndaj Bashkisë së Lezhës, duke i kujtuar kreut të kësaj njësie vendore, Viktor Tushaj, se falë Partisë Demokratike fitoi zgjedhjet në vitin 2011, por që sot ka devijuar nga premtimet që ka bërë duke penalizuar qytetarët e tij.
 
 “Unë nuk jam fare dakord që qytetarët ti mbysim me taksa edhe kjo është një taksë shumë e tepërt. Nëse kryetari i këshillit flet për abuzim dhe po ju them që abuzimi më i madh është vendosja e kësaj takse. Ta marrin vesh nëpërmjet mediave edhe opinioni publik dhe ata që na kanë votuar që kush do ta vendosë këtë taksë, kush do ti ngrejë këto taksa kush është për ngritjen e taksave dhe kush është për mbrojtjen e taksave dhe unë jam totalisht kundra,”- u shpreh nënkryetau i këshillit Bashkiak të Lezhës, Tonin Uldedaj.

lezhe
 
Nga ana tjetër ka reaguar edhe kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushaj i cili e ka mbrojtur një projekt të tillë, pasi kjo sipas tij do të ndikoje në normalizimin e trafikut në qytetin e Lezhës.

“Nuk mundet që një qytetar një përdorues mjeti të zerë një parking dhe ta takojë atë gjatë gjithë ditës pa pasur absolutisht asnjë objektiv. Objektivi i atij individi mund të jetë nëpër bare të qytetit nëpër klube të qytetit,”- vijoi Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj.

Tashmë me miratimin që i bëri Këshilli Bashkiak i Lezhës të gjithë parkingjet do të jepen një firme private me koncesion ndërsa tarifa që do të paguajnë qytetarët për parkimin e automjetit të tyre do të jetë 50 lekë të vjetra në orë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua