Lezha në alarm për shëndetin oral të
fëmijëve,Prenga:3 arsye problematike

Lezha në alarm për shëndetin oral të<br />fëmijëve,Prenga:3 arsye problematike
LEZHË-Lezha në alarm për shëndetin oral të fëmiljëve. Gjatë një prezantimi të bërë nga shëndeti publik në këtë qytet rezulton se rreth 70% e fëmijëve të këtij qarku kanë problem me shëndetin oral.
 
Shëndeti i aparatit të gojës tek fëmijët në Lezhë është mjaft i nënvlerësuar dhe tejet problematik.
 
Në shumë shkolla ka probleme të dukshme, pasi mungon konsultimi me mjekët stomatolog.
 
Statistikat janë prezantuar nga nëndrejtori i shëndetit publik në Lezhë Besmir Frroku gjatë një aktiviteti me nxënësit, në kuadër të ditës botërore të shëndetit oral.

‘’Për vitin 2016 kemi organizuar një depistim më shumë informues për të njohur më shumë me situatën e shëndetit oral të fëmijëve. Rezultatet janë shteqësuese në qytetin e Lezhës’’,-është shprehur Frroku. 
 
Shkaqet e kësaj situate janë të ndryshme, por mjeku stomatolog Kol Prenga ka evidentuar 3 arsyet kryesore te deformimeve dhe problemeve të shëndetit oral që kanë fëmijët e Lezhës.
 
 Ai rëndit si më problematike, përdorimin e biberonit për kohë të gjatë, thithja e gjuhës dhe ajo e gishtit.

‘’Shumica e deformacioneve të fëmijës, kryesisht vijnë nga përdorimi i biberonit, nga thithja e gjuhës dhe ajo e gishtit. Ne bashkëveprojmë me prindërit që këto 3 elemente mos të jenë shkatarë të deformimit të gojës së fëmijëve’’,-u shpreh Prenga.
 
Në aktiviteti për ndërgjegjësimin e shëndetit oral i zhvilluar në shkollat e Lezhës, drejtoria e shëndetit publik në këtë qytet beri të ditur se, ky shërbim mund të merret falas për fëmijët 0 -14 vjeç, ndaj edhe kanë apeluar prindërit që t’i familjarizojnë fëmijët e tyre me mjekët stomatolog, në mënyrë që të shmangen problemet e aparatit të gojës.
 
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike