Si një ndër qarqet më të prekura nga fatkeqësitë natyrore gjatë viteve të fundit, Lezha ka tërhequr vëmendjen e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Në këtë kuadër, një grup përfaqësuesish nga 8 vende anëtare të këtij mekanizmi zhvilluan një takim me strukturat vendore të mbrojtjes civile dhe mbrojtjes së pyjeve, me qëlllim forcimin e kapaciteteve vendore për parandalimin, menaxhimin dhe përballimin e zjarreve, duke u mbështetur në eksperiencën dhe ekspertizën më të avancuar ndërkombëtare, sipas standardeve evropiane.

Gjatë takimit u diskutuan problematikat e hasura në menaxhimin e zjarreve ndër vite, me fokus të veçantë situatën e krijuar gjatë vitit 2025, si edhe çështje që lidhen me menaxhimin e pyjeve.

Po ashtu, u ndanë mendime dhe propozime për përmirësime të mëtejshme, krysisht në rritjen e kapiciteteve logjistike dhe njerëzore.