'Jemi të izoluar', Lezha pa infrastrukturë për personat me aftësi ndryshe

Bashkia, Shërbimi Social Shtetëror, Biblioteka, Drejtoria e Arsimit dhe shumë institucione të tjera publike në Lezhë, nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi ndryshe. Në shumë godina mungojnë rampat e kështu personat me aftësi ndryshe duhet të ngjisin me vështirësi me dhjetëra shkallë.

Por edhe në jetën e përditshme ata e kanë të pa mundur lëvizjen lehtësisht. Trotuaret janë shumë të lartë, nuk kanë rampa ose ato nuk janë vendosur pranë vijave të bardha ose stacioneve të transportit publik. Edhe semaforët me audio mungojnë. Gjetjet janë prezantuar gjatë një takimi me aktore në Bashkitë Lezhë dhe Kurbin.

“Ne vazhdojmë të ndërtojmë rrugë, trotuaret e të cilëve nuk janë të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuar. Kjo çon izolimin e personave me aftësi të kufizuara. Godinat publike vazhdojnë të mos ofruar akses jo vetëm në hyrje, pastaj në katet e mësipërme e pastaj tualetet. Lezha është qytet turistik dhe duhet të ofroje akses”, tha Suela Lala, person me aftësi ndryshe.

Disa prej gjetjeve të identifikuara i janë referuar Komisionerit për Diskriminimin, që ka bërë ndërhyrje duke sanksionuar gjoba dhe lenë afate për përmirësimin e gjendjes, por kjo duket shumë pak kur identifikon se problematika është më e madhe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/07/2024 00:09

    /PENSIONIST/,ndoshta Pjerinit i duhen ata autobuze/furgone per te transportuar emigrantet qe do t'ju dhuroje Italia, nga porti ne Gjader?! Prej tyre pret fitime,cfare mund te prese nga ju si pensionist,nga personat me aftesi te kufizuara,apo nga plazhiste,transporti i te cileve paska qene ne meshire te autobuzeve e jo makinave private e qe tregon mundesite e tyre ekonomike?! Pjerini i ben mire llogarite!

    Përgjigju
  • Pensionisti: 07/07/2024 14:23

    As qeverise as bashkive nuk ja ndjen fare per njerëzit me aftësi te kufizuar,as per moshuarit,Shoku Pjerin qe kur ka ardh ne bashki te Lezhes hoqi autobusat e plazhit qe conin plazhistet ne lagjet e largëta,i kemi bere kërkese qe nje autobus ose fugon te shkoje deri te lagja e gurrave per te sëmuret e pensionistet vetem dy rruge ,nje ne mengjes e nje 11 e 30 per kthim,po po po por asgjë.ne kohe zgjedhjesh premtojnë pastaj,kalova lumin .......kështu qe ju njerëz te sëmure e pensionistet rrini ne shtepi e pritni vdekje se nuk ka rruge tjeter,se atje te vorrezat qe ka caku bashkia ka dal uje e po bajme plazh kur te vdesim,ky asht Pjerini i miri,i ëmbeli i buti

    Përgjigju
    • Or tej: 08/07/2024 06:29

      Vetem nga Pjerinet udhehiqet ky vend ne cdo cep te republikes or teeeejjjjj

  • Stockholm: 07/07/2024 13:33

    Diskriminimi i personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri është i madh dhe i papranueshëm. Në aeroportin e Rinasit dhe në gjithë Shqipërinë nuk ka asnjë taksi të përshtatur me ramp për personat të ulur në karrocë. Në Tiranë dhe në gjithë qytetet Shqiptare nuk ekzistojnë tualete për personat me aftësi të kufizuar. Rampat mungojnë në shumë institucione. Institucionet e panvarura dhe organizatat jo qeveritare duhet të reagojnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë