LEZHË- Shoferi dhe fatorino i autobusit Tiranë- Kukës janë proceduar penalisht pasi po transportonin drejt Kosovës në mënyrë të paligjshme 13 sirianë dhe marokenë.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit i thanë Shqiptarja.com se ka nisur hetimet ndaj B.E., 58 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit dhe B. B., 34 vjeç, banues në Kukës, faturino i autobusit. Ndalimi i tyre u bë në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Laçit” nga shërbimet e Policisë Rrugore.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasit B. E., 58 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit ku udhëtonin shtetasit e huaj dhe B. B., 34 vjeç, banues në Kukës, faturino i autobusit. Këta shtetas, në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Laçit” janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, me automjetin autobus të linjës Tiranë-Kukës, duke transportuar 13 shtetas të huaj sirian dhe maroken që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme", njofton policia.
Mbi ta rëndon akuzat për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Taulant Malshi emërohet prefekti i ri Lezhës! Prezantohet nga zv.ministri i Brendshëm: Prioritet zgjedhjet e 11 majit, për një proces të ndershëm
28 Janar, 10:05
-
Marrëveshja me Italinë/ Anija 'Cassiopea' sjell 49 emigrantë të paligjshëm në Shëngjin! 4 prej tyre do kthehen mbrapsht (VIDEO)
28 Janar, 07:20
-
Sindikata e Policisë së Burgjeve ankohet për paga diskriminuese dhe orë shtesë të papaguara! Drejtori Qose: Digjitalizojmë sistemin penitenciar
26 Janar, 20:13
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Anija e marinës ushtarake me 49 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë, mbërrin në Shëngjin të martën në mëngjes
26 Janar, 10:20
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15