LEZHË – Drejtoresha e gjimnazit “Hydajet Lezha” dhe pronari i një librarie në Lezhë do të procedohen penalisht në gjendje të lirë për shmangie të detyrimeve tatimore. Policia konfiskoi në bibliotekën e shkollës 3412 libra shkollorë të pa shoqëruar me faturën tatimore, libra të cilët ishin marrë në librarinë e 24-vjeçarit me inicialet K.C.
 
Hetimi ndaj drejtoreshës 54-vjeçare me inicialet Y.C nisi pasi së bashku me një punonjës të librarisë në fjalë, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të hapur derën e shkollës ku do ushtrohej ky kontroll në bashkëpunim me Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Lezhë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” në ngarkim të pronarit të librarisë dhe “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë “ në ngarkim të drejtoreshës dhe punonjësit të librarisë.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)