LEZHE - Prej 5 ditësh 350 tregëtarë në Lezhë vazhdojnë të qëndrojnë në ambientete e tregut, ndërsa janë kundër taksave të reja që janë vendosur ndaj tyre. Një takim i planifikuar mëngjesin e sotëm me kreun e bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj është anulluar, kjo për shkak se kërkesat e tregtarëve nuk janë pranuar nga drejtuesit e tatimëve.
Sipas ligjit, tergëtarët duhet të regjistrohen si biznes dhe të paguajnë taksat, por kjo kundërshtohet nga këta të fundit. Madje ata kanë kërcënuar se do të futen në grevë urie, ndërsa kanë mbyllur dyert e tregut duke mos lejuar asnjë përson që të futet brenda.
Situata po monitorohet nga forca të shumta policie si dhe një autoambulancë me staf mjekësor e cila iu vjen në ndihmë të gjithë atyre që kanë probleme me shëndetin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lezhë,protesta e tregtarëve në ditën e 4-të, tre gra përfundojnë në spital