Lezhë/ 4 vite pas tërmetit, 76-vjeçari mbetet në kasolle! Vat Bregu apel shtetit: Kërkoj ndërtimin e shtëpisë së re! Bashkia: S'kemi fonde për rindërtimin

Kjo kasolle e mbuluar me llamarina është streha e 76-vjeçarit, Vat Bregu në fshatin Torovicë të Lezhës. Ai mbeti i pastrehë prej tërmetit të 26-nëntorit të vitit 2019-të. Banesa ku jetonte i moshuari bashkë me 4 pjesëtarët e familjes u bë e pabanueshme nga lëkundjet e forta sizmike dhe u shemb nga bashkia. Por kur kanë kaluar më shumë se 4 vite, puna për ndërtimin e shtëpisë së re ende ka nisur.

Situata për këtë familje bëhet edhe më e vështire, pasi djali bashkë me njërin prej fëmijëve të tij janë të sëmure kronikë. Vat Bregu rrëfen për Report TV se i biri me familjen është zhvendosur në qytetin e Lezhës, në banesë me qira, ndërsa ai ka mbetur në fshat për të mos lënë djerr tokën.

“Kam 4 vite në këtë barakë. E kam djalin e madh 52-vjec të sëmurë me epilepsi. Djali ka dy fëmijë, vajzën 13 vjeçe me sindromën Down. Djali po jeton në Lezhe me familjen unë qëndroj këtu se kam tokën”, tha Vat Bregu, banor i Torovicës.

Teksa tregon vështirësitë që po përballet sidomos në këtë kohe dimri, i moshuari thotë se askush nuk i jep përgjigje për rindërtimin e shtëpisë.

“Është shumë vështirë, ftohtë dimër. Është mjerim njerëzor! Kam bërë letrat i kam dorëzuar në bashki, por nuk më kanë dhënë paratë për ta bërë vetë shtëpinë, tha Vat Bregu. Përmes Report tv i moshuari i drejtohet shtetit me thirrjen: Më ndërtoni shtëpinë e re!”- thotë ai.

Bashkia e Lezhës kontaktuar nga Report tv bën me dije se familja Bregu trajtohet me bonus qiraje me vlerë 20 mijë lek (të reja) në muaj, ndërsa procesi i rindërtimit për 40 banesa individuale përfshire dhe këtë rast ka stopuar për shkak të rritjes së kostos së ndërtimit. Bashkia e Lezhës i është drejtuar zyrtarisht me shkresa Ministrisë së Infrastrukturës e cila ka në varësi Rindërtimin por nuk kanë marrë përgjigje për shtimin e fondeve.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?