LEZHË-Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje qytetin e Lezhës.

Që prej 5 orësh reshjet me intensitet të lartë kanë bërë që niveli i ujit në qytetin verior të arrijë në 50 cm.

lezhe permbytje

Sipas banorëve janë janë të pakalueshme lagjet “11 Janari” dhe “Besëlidhja”.

Gjithashtu  janë bllokuar nga intensiteti i reshjeve të shiut të gjitha hyrjet e pallateve si dhe disa biznese duke mos i lejuar të kryejnë aktivitetin e tyre përditshëm.

permbytje lezhe

Reshje të dendura shiu janë regjistruar në të gjithë territorin e vendit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)