LEZHE - Ndërsa dhuna ndaj gruas deri në vrasjen e saj është ende një fenomen që trondit vendin, në Shëngjin të Lezhës, i kërcënuari është një burrë.
52-vjeçari me inicialet P.N, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Lezhës, është dhunuar vazhdimisht fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshortja e tij me inicialet M.N.
Më 22 Janar policia plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e Urdhrit Mbrojtjes së Menjëhershëm për 52-vjeçarin banues në Shëngjin. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për lëshimin e Urdhrit Mbrojtjes.
E dhunonte nusja e djalit, merr urdhër mbrojtjeje nga gjykata
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka plotësuar Kërkesë-Padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin D.S 52 vjeç. D.S është banues në fshatin Radë në Shijak dhe e kishte kërkuar këtë urdhër pasi nusja e djalit M.S 27 vjeç ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet për këtë rast i kanë kaluar Gjykatës Rrethit Gjyqësor bazuar ne ligjin Nr.9669,datë18.12.2006.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com