Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të korruptojë efektivët e policisë rrugore. Rreth orës 12:30, nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Tonin Pjetri, banues në fshatin Kallmet i Vogël.
 
Sipas policisë në superstradën Lezhë-Shkodër, në fshatin Gocaj, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë rrugore, Pjetri iu ka dhënë 2 mijë lekë të reja për të mos vendosur masën administrative për një shkelje të Kodit rrugor të bërë nga ana e tij gjatë drejtimit te automjetit me targë AA262FM. 
 
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ”Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, neni 244 i Kodit Penal. 




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)