Efektivët e burgut të Shën Kollit në Lezhë kanë arrestuar Edi Gjonin pasi ka tentuar të fusë në ambientet e burgut të Shën Kollit dy fletë sharrë.
 
Nga të dhënat e para bëhet e ditur nga policia e Lezhës se 38-vjeçarit iu kontrollua  çanta me ushqime në burg të vëllait, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjetën dy fletë sharre, të cilat ju sekuestruan nën cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale”Dhënie ndihmë të burgosurit për largim”, neni 324/1 i Kodit Penal.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)