LEZHË - “Më turpërove për së gjalli. Ma shkatërrove jetën”. Këto kanë qenë fjalët e fundit të Nikollë Begut, para se të qëllonte dy herë mbi vajzën e tij, të cilën dhe e ka lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në mbrëmje rreth orës 18.30, në fshatin Grykëlumi, kur babai, pas një sherri të ashpër me vajzën e saj, nuk ka mundur të durojë më.
Ka shkuar në dhomën tjetër, ka ndjerë armën nga ku e mbante të fshehur dhe është future sërish në dhomën e vajzës, duke e qëlluar dy herë. Burime zyrtare nga policia kanë pohuar, se 2 plumba e kanë zënë vajzën, njëri në kokë e tjetri në gjoks, duke e lënë të vdekur në vend. “Grua, vrava Valentilën. Shko, e ke në dhomë”, mësohet t’i ketë thënë Nikollë Begu bashkëshortes, ndërsa ka lajmëruar policinë e Lezhës për krimin e kryer.
Menjëherë në shtëpinë e krimit kanë mbërritur dhjetra efektivë, të cilët kanë gjetur në dhomën e ndenjës 53-vjeçarin, bashkë me automatikun e ekzekutimit të së bijës. Ndërsa në dhomën tjetër, kanë gjetur të mbytur në gjak vajzën, e pranë saj nënën që e qante me dënesë dhe fëmijët tjerë.
Menjëherë, 53-vjeçari është dërguar në Drejtorinë e Policisë, ku dhe ka nisur marrja në pyetje, për të sqaruar policinë dhe prokurorinë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi dje në mbrëmje opinionin publik.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Lezhës kanë pohuar, se shkak i këtij krimi, ka qenë mënyra e jetesës së vajzës, e cila nuk është pranuar nga familjarët e saj. Siç kanë treguar familjarët e saj, ajo kishte dalë nga shtëpia katër ditë më parë, për t’u rikthyer dje në shtëpi, ndërkohë që nëna e saj nuk kishte asnjë problem.
Kurse i ati, emigrant në Itali, pasi është lajmëruar nga e shoqja, dje kishte ardhur në fshat, vetëm për problemin e vajzës, e cila ishte kthyer pikërisht dje pasdite. Madje, ajo as nuk e dinte që i ati kishte ardhur nga Italia. Sapo vajza ka hyrë brenda, është përballë babait 53-vjeçar, i cili ka nisur të debatojë me vajzën e tij 19 vjeçe.
Pas sherrit dhe kur e bija i ka thënë fjalën e fundit, situate ka shkuar më keq. “Unë jam e rritur, burrin nuk e kam dhe s’të jap llogari se çfarë bëj”, kanë qenë fjalët e fundit të 19-vjeçares Valentina Begu, pak pas sekondash, është gjendur nën plumbat nga arma e të atit.
Vajza 19-vjeçare, siç mësohet në fshat, para një viti e gjysmë ishte martuar me një djalë nga fshati Shënkoll, me dëshirën e saj. Ndërsa 6 muaj më vonë, burri i saj e kishte ndarë, duke e kthyer te prindërit dhe siç mësohet, arsyet kanë qenë për shkaqe morali.
Madje, divorci ishte edhe në proces në gjykatë. Prej një viti, vajza e divorcuar jetonte te prindërit e saj, por herë pas here largohej nga shtëpia, gjë që duket se ishte diskutuar edhe herë tjera dhe sipas të atit, “ajo nuk po hiqte dorë, prandaj e vrava”. Por, situata duket se është tensionuar së fundmi, kur ajo për tri ditë e net nuk ishte kthyer në shtëpi, madje, familja e saj as nuk e ka ditur ku ndodhet. Kjo ka bërë që edhe babai i saj të vijë nga Italia dhe të marrë vendimin ekstrem.
DËSHMIA NË POLICI
Babai: Vajzën më turpëroi, nuk donte t’i kërkoja as llogari
Policia e ka gjetur duke qarë. Me kokën ulur, iu ka drejtuar duart policëve, që t’i vinin prangat, ndërsa afër mbante automatikun, gryka e të cilit ishte ende e nxehtë. Ai ka treguar në polici, momentet e vrasjes dhe arsyet pse e kishte bërë. “Vajza nuk po na bindej më.
U martua me një djalë që donte vetë edhe pse nuk donim. Pas 6 muajsh ajo u nda dhe erdhi në shtëpi. Shumë herë ikte nga shtëpia dhe gruaja më merrte në telefon e më tregonte. Nuk e dinim me kë dhe ku shkonte. Vetëm kthehej e nuk i jepte kujt llogari. Na turpëroi.
Kisha folur shumë herë me të, i kisha folur, por nuk merrte vesh. Edhe para dy ditësh, gruaja më mori në telefon e më tha, se Valentina kishte ikur e nuk po kthehej. Unë preva biletën dhe sot (dje) erdha. Nuk e gjeta në shtëpi, nuk dija as ku ta kërkoja. Pasdite erdhi dhe vetëm më takoi.
Nisa të flas me të, ta pyesja e t’i flisja, por në vend që të fliste me mua, më tha që të mos i kërkoja llogari se ishte e rritur. Situata u bë e patolerueshme, prandaj e qëllova”, ka thënë babai 53-vjeçar Nikollë Begu, i cili ka shprehur shenja pendese për krimin.
Ai ka treguar para hetuesve, se “ka qenë një moment që e ka humbur kontrollin, shkova në një dhomë tjetër, mora automatikun dhe e qëllova. E vrava se më turpëroi, mua dhe familjen dhe nuk pranonte të hiqte dorë nga largimi nga shtëpia e komunikimi me të ishte i pamundur. Është gjaku imë, por kishte vajtur aty ku nuk mbante më”.
Të njëjtën ngjarje ka treguar para efektivëve të policisë edhe nëna e viktimës, e cila do të rimerret në pyetje, pasi të kryejë ceremoninë mortore të së bijës. Ata që nuk janë marrë në pyetje, kanë qenë fëmijët e tjerë të vegjël të familjes Begu, ndërsa sot, vajza 19 vjeçe do të përcillet për në banesën e fundit.
Lajmi u buplikua për herë të parë më 30 mars 2013 më pas u përditësua sot (31 mars 2013)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com