Lezhë/ Basketbollistët e Besëlidhjes surprizojnë vajzat jetime me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fundvitit, ekipi i Besëlidhjes në basketboll që udhëheq kampionatin kombëtar, i ka bërë një vizitë surprizë vajzave jetime në qendrën sociale Rozalba në Gjadër të Lezhës, teksa iu kanë dorëzuar edhe dhuratat e rastit.

 “Me këtë vizitë sado të shkurtër, apo kontribut modest që kemi dhënë për këto fëmijë, ishalla bëhen e ardhmja e Shqipërisë. Pse jo këto nesër të jenë kontribues për njerëzit në nevojë",- është shprehur Afrim Bilali, trajner i Besëlidhjes.

 “Mesazhi i fortë që na vjen nga këto ëngjëj është që pavarësisht nga pozitat ku jemi, të jemi bashkë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin",- nënvizoi Ylli Ujka, president i Besëlidhjes

Ardhja e basketbollistëve lezhjane gëzoi pamasë fëmijët, ndërsa ky ishte edhe një mesazh që në të ardhmen ata mund ti përkushtohen sportit.

“Sot jemi shumë të lumtur që ka ardhur ekipi ynë për t’i dhënë zemër këtyre fëmijëve që në të ardhmen të merren me sport. Të behen futbollista, basketbollista apo volejbollista. Nëse iu japim fëmijën idenë që të merren me sport është gjëja me mirë që mund të bëjmë për të ardhmen e tyre",- deklaroi Marte Fetaj, drejtoreshë e shërbimit social.

Në fund basketbollistët dhe i gjithë ekipi i Besëlidhjes premtuan se do rikthehen sërish në këtë qendër sociale.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)