Zvarritja e punimeve në rrugët e brendshme të qytetit të Lezhës mesa duket është kthyer në modë. Rikonstruksioni i rrugës që lidh lagjen “Nënë Tereza” me pjesën tjetër të qytetit duhej të përfundonte vetëm pas pak ditëve, por punimet janë ende në fazën fillestare.
Rikonstruksioni i rrugës së lagjes "Nënë Tereza" në qytetin e Lezhës Ka nisur 11 muaj më parë, por siç duket do të ketë fatin që kanë patur të gjitha investimet e nisura prej vitesh në këtë njësi vendore.
Muaji gusht është edhe afati i fundit për përfundimin e këtij investimi që financohet nga Banka Islamike, por asnjë mjet dhe punëtor nuk shihet gjatë gjithë segmentit ku do të kryhet ndërhyrja.
Kjo nuk është diçka e re për lagjet e qytetit të Lezhës. Pamje të tilla ka ngado, investime që nisin dhe tejzgjasin pafundësisht, madje askush nuk mund te thotë më siguri se kur mund të përfundojnë.
Redaksia Online

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO