LEZHË - Rasti i ç’kishërimit nga kleri katolik i Katriot Zhubës tre vite më parë, pas një krimi të trefishtë që kishte kryer ky i fundit ka dhënë një impakt pozitiv në uljen e vrasjeve në rrethin e Lezhës.
Këtë fakt e kanë bërë të ditur misionarët e pajtimit të gjaqeve, të cilët thonë se kjo nismë e ndërmarrë nga kisha katolike duhet që të vazhdojë si një mënyrë që për ti bërë ballë këtij fenomeni mjaft shqetësues.
Pjetër Gjoka misionar i Pajtimit të Gjaqeve në Lezhë thotë se një sensibilizim të tillë duhet ta ketë e gjithë shoqëria shqiptare, duke përfshirë këtu edhe hallkat shtetërore.
Të njëjtin qëndrim për këtë çështje mban edhe psikologu Ndue Dragusha. Sipas tij veprimi që ka bërë kisha në ç’kishërimin e Zhubës ka qenë një veprim shumë i mirëmenduar dhe kjo duhet të ndodhë edhe në raste të tjera.
Tre vite më parë kleri katolik nxorri dekretin për ç’kishërimin e të gjithë përsonave që vrasin, ndërsa për herë të parë kjo nisëm gjeti zbatim në Blinisht të Lezhës me rastin e Kastriot Zubes i cili u ç’kishërua nga prifti për krimin e kryer. Nga ana tjetër interesimit të A1 Report për këtë çështje nuk i është përgjigjur asnjë përfaqësues i klerit katolik në Lezhë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO