Ende pa u tharë plotësisht pasojat e përmbytjes së 19 nëntorit, argjinatura e lagunës së Vainit ne zonën e Tales ne Lezhe është çarë sërish. Dëmtimi është konstatuar rreth orës 12:00 të së hënës, duke vënë në alarm banorët e Njësive Administrative Zejmen, Kolsh dhe Shënkoll.
Për shkak të çarjes, prurje të konsiderueshme uji janë duke depërtuar në kanalin Spiten–Hidrovor.
Eksperti i mjedisit, Jak Gjini, thotë se argjinatura duhej të ishte mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm për të shmangur rikthimin e dëmtimit.
“Për arsye se ujërat e hidrovorit duhet të shkarkohen tërësish n et, ato ose ndahen dhe shkojnë pjesërisht në det, në këtë situatë plaga është hapur përsëri. Është dashur një mirëmbajtje gjatë këtyre ditëve, por gjithsesi kjo është një zgjidhje provizore. Zgjidhja e përhershme është që laguna duhet të komunikojë me detin nëpërmjet një ujë këmbimi të veçantë, jo duke u bashkuar me ujërat e hidrovorit”, tha eksperti Jak Gjini.
Pas çarjes së argjinaturës, strukturat e mbrojtjes civile janë angazhuar menjëherë në terren, ku mjete të rënda, përfshirë dhe ato të ushtrisë, po punojnë për mbylljen e saj dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të ujit drejt zonave te banuara.
"Sot është konstatuar përsëri çarje e argjinaturës së ujërave të larta Spiten-Tale. U bëjmë thirrje banorëve të zonave Rrilë, Barbullojë, Tresh, Spiten, Markatomaj dhe Tale, nëse kanë probleme apo nevoja urgjente, të njoftojnë menjëherë në numrin e telefonit: +355 68 367 8727. Ekipet e Bashkisë Lezhë dhe strukturat përgjegjëse po marrin të gjitha masat për riparimin e argjinaturës së dëmtuar dhe garantimin e sigurisë së banorëve!", njofton bashkia.
Aktualisht situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat e mbrojtjes civile, të cilat po vlerësojnë çdo ndryshim në terren për të garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe sa më efikase.

Në zonën e Tales, Lezhë, ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit po punojnë me intensitet për rehabilitimin e argjinaturës së dëmtuar, me qëllim mbrojtjen e tokave bujqësore dhe minimizimin e pasojave në territor.
Sipas njoftimit të ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, ndërhyrja po kryhet në bashkëpunim të ngushtë me emergjencat civile, Forcat e Armatosura dhe pushtetin vendor. Autoritetet janë angazhuar në terren për të garantuar që situata të vihet nën kontroll sa më shpejt, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të dëmeve.
Punimet pritet të vijojnë deri në rikthimin e plotë të funksionalitetit të argjinaturës, ndërsa institucionet bëjnë thirrje për vigjilencë në zonat e prekura.
Punëtorë dhe mjete të rënda kanë itensifikuar punën për mbylljen e argjinaturës së Vainit, e cila është çarë sërish në zonën e Tales në Lezhë. Përveç kompanive private, në operacion janë përfshirë edhe forcat e ushtrisë, që po hedhin sasi inertesh për të mbushur pjesën e dëmtuar të argjinaturës.
Ndërkohë, për shkak të çarjes, prurje të konsiderueshme uji janë duke depërtuar në kanalin Spiten–Hidrovor.
Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat e mbrojtjes civile, të cilat po vlerësojnë çdo ndryshim në terren për të garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe sa më efikase.
Komente










Deri nga fundi dates 2 dhjetor shkarkoni digat sa mundeni sepse me 3 dhjetor nis shiu perseri dhe shtohen prurjet
Përgjigju