LEZHË - Një autobot që transportonte zift ka pësuar defekt dhe për këtë shkak në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre, rruga është mbushur me këtë material ngjitës, duke vështirësuar edhe lëvizjen e automjeteve. Mbetjet e ziftit janë kthyer në një rrezik serioz për aksidente.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm, ku autoboti lëvizte nga Shkodra në drejtim të Lezhës ka pesuar defekt duke derdhur ziftin në një gjatësi prej 1 km te këtij segmenti rrugor.

Edhe pse policia rrugore dhe drejtoria e rrugëve janë njoftuar për ngjarjen, këta të fundit nuk kanë marrë asnjë masë për normalizimin e qarkullimit si dhe largimin e ziftit nga rruga, duke shtuar rrezikun për aksidente.

Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar që të ndalojnë shpejtësinë në aksin Lezhë-Balldre pasi sasia e lëndës që ndodhet në rrugë është mjatf e madhe dhe krijon probleme për lëvizjen e mjeteve.

zifti i derdhur

(Në foto: Zifti i derdhur në segmentin rrugor, Shikoni  FOTO të tjera)
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)