Lezhë/ Dëmtohet argjinatura e Torovicës, rrezik për përmbytje! Prendi: Në tetor nis puna për ta rehabilituar

Eshtë një ndër veprat me të rëndësishme të bonifikimit në rajonin Lezhë-Shkoder, por rrezikon të shembet. E ndërtuar më shumë se 60 vite më parë dhe përforcuar në vitin 2010, Argjinatura e Torovicës që ndodhet në kufirin ndares mes Lezhës dhe Shkodres ka degraduar deri në gjendjen sa përsëritja e mundshme e përmbytjeve 2010-2011 e asgjeson atë përfundimisht.

Siç shihet dhe nga pamjet rruga sipër argjinatures me gjatësi 1.5 km ka pësuar shkarje në pjese më të madhe, ku krahas rrezikut për përmbytje është kthyer në shqetësim edhe për drejtuesit e automjeteve që përdorin këtë aks për të shkuar drejt Velipojes. Banoret të zonës dhe drejtues mjetesh shprehen të shqetësuar për situaten e krijuar, duke kërkuar ndërhyrje të mënjehershme.

“Shumë problem është se është dëmtuar në mënyrë të paparë. Është carë rruga na dëmton makinat. Do ketë shumë problem se mund të përmbytë gjithë vendin. Neser me dal uji si dikur është rrezik. Ishalla nuk ccon zoti ndonjë përmbytje”, thanë banorët.

I kontaktuar në telefon drejtori Rajonal i Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë Nikolin Prendi tha se brenda muajit tetor do të nisë puna për përforcimin dhe rehabilitimin e plotë të argjinatures si dhe asfaltimin e rrugës me gjatësi 1.5 km.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!