LEZHË- Një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po gjuante peshk. Në momentin që po gjuante peshk, kallami metalik ka rënë në kontakt me energjinë duke i marrë kështu jetën të riut, Lulzim Bulkut. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i plotë i policisë Lezhë
Me datë 09.04.2018 , rreth orës 17:15 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Shënkoll, një shtetas ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi L.B. 32 vjeç, banues në Tiranë , ka qenë duke peshkuar tek një kanal në Shënkoll, dhe kallami me të cilin peshkonte ka rënë në kontakt me një kabull të rrymës elektrike. Është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, por ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Lezhe: Lulzim buku banues ne laprake