LEZHË - Bashkia e Lezhës ka nisur një ndërhyrje emergjente duke pastruar kanalet kulluese te nënstacioni elektrik pas përmbytjeve të shkaktuara kohët e fundit.
 
Mos funksionimi i tij për rreth 15 orë për shkak të depërtimit të ujit brenda nënstacionit, solli për pasojë edhe mos funksionimin e hidrovorëve duke bërë që në shumë zona të Lezhës të ketë përmbytje.
 
Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës Pashk Smaçi ka bërë të ditur se me këtë ndërhyrje do të shmangen përmbytjet e nënstacionit elektrik të Lezhës dhe situata e një jave më parë nuk do të përsëritet sërish.
 
Ndonëse kjo situatë është prej vitesh është prezente dhe asnjë masë nuk është marrë për të ndërhyrë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)