Lezhë/ Fshati Markatomaj mbi 10 vite pa ujë, banorët: Kjo është katastrofë, jo vështirësi! Ujësjellësi i ri është lënë përgjysmë

Rreth 60 familje të fshatit Markatomaj në Lezhë prej më shumë se 10 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se ndihen të harruar nga shteti pasi edhe pse janë taksapagues të rregullt, askush nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të tyre pasi edhe projekti i ujësjellësit të ri është lënë në gjysmë.

Në çezmat e shtëpive prej 10 vitesh nuk rrjedh asnjë pikë ujë.Ky është shqetësimi i 60 familjeve të fshatit Markatomaj të Njësisë Administrative  Zejmen në Lezhë të cilëve në këto ditë vere me temperatura të larta u mungon uji i pijshëm.

Edhe pse thonë se janë taksapagues të rregullt, banorët shprehen se kjo situatë u ka vështirësuar jetesën pasi askush nuk u përgjigjet, ndërsa ujin detyrohen ta blejnë ose ta mbushin nëpër burime.

“E kam paguar ujin rregullisht, një për një. Shtetit nuk ja kam një qindarkë borxh dhe jam vetë i shtati pa pikën e ujit. Komuna thotë do ta ndreq sot do ta ndreq nesër. Shkoj prap do ta ndreqim, por kur do ndreqet ky ujë apo kur të vdesim ne”, shprehet një banor.

“Kjo është katastrofë, jo vështirësi. Duhet me ndenj edhe natën gjithsecili ,kush po mbush paguret e ujit,  kush po mbush kovën për tek boti atje se duhet me ndenje fik dhe ndez natë e ditë”, thotë një banore e zonës.

“Situata shumë e vështirë se kështu shihet vetë dhe nxehtësia, por kryesorja është që nuk kemi ujë as me u la”, thotë një banor tjetër.

Sipas banorëve pjesë e projektit të Ujësjellësit të Ri të fshatrave të Zejmenit është dhe Markatomaj, por investimi është lënë në gjysmë.

“Ujësjellësi i ri, nuk e ka pikën e ujit. Shpjegimi i tyre është tubin kryesore e kanë lidhur në tub të vjetër. Me u la marr botin , mbush bidonin 70 kg gruaja këtu” thotë banori i fshatit Markatomaj

“Kërkojmë ujësjellësin e ri, të na e lëshojnë të vij 6 orë uji  të paktën”, shprehet një banor tjetër.

Burime nga Bashkia Lezhë bëjnë me dije se Ujësjellësi i ri nuk do të merret në dorëzim pa përfunduar plotësisht investimi siç është parashikuar në projekt dhe riparuar problematikat e shfaqura.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/08/2023 01:47

    Sot juve,dje Laci,pardje Kelcyra e lista vazhdon,por nuk eshte fundi i botes, te furnizojme Puljan me uje-kjo ka rendesi sipas Rames,ju e te tjere mblidhni uje shiu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion