Lezhë, fundoset një peshkarexhë
në portin e Shëngjinit, defekt teknik

Lezhë, fundoset një peshkarexhë<br />në portin e Shëngjinit, defekt teknik
LEZHE - Një anije peshkimi është mbytur në kalatën e Portit të Shëngjinit.
 
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, teksa anija sa po ishte ankoruar brenda portit.
 
Kanë qenë punonjësit e portit që kanë vënë re fundosjen e mjetit lundrues dhe kanë njoftuar menjëherë kapitenerinë e portit, por pa mundur që ta shpëtojnë nga mbytja edhe pse kanë ndërhyrë në kohë.
 
Për fat të mirë në momentin e mbytjes së anijes, nuk ka patur asnjë përson brenda mjetit lundrues.
 
Në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet e menjëhershme dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se shkak i mbytjes ka qenë një pakujdesi përsonave që ndodheshin në mjetin lundrues të cilët kanë harruar njërën prej tapave të ajrimit të hapura çka ka bërë që ajo të mbushet me ujë dhe të fundoset në një thellesi prej 17 metrash.

Tashmë ka nisur puna për nxjerrjen e anijes nga uji.
 
Gjatë gjithë pasdites janë angazhur kapiteneria e portit të Shëngjinit sëbashku me një grup ekspertësh të ardhur nga Tirana, por pa mundur që ta nxjerrin mjetin lundrues nga uji.
 
Operacioni i cili është ndërprerë për shkak të erresirës pritet që të nisë sërish mëngjesin e së martës ku brenda portit janë sjellë dy vinça të cilet pritet të ndërhyjnë për të nxjerrë anijen nga uji.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup punë në drejtimin e prefektit Altin Jaku të cilët po bashkëpunojnë edhe me Njesinë Administrative të Shëngjinit.
 
Kreu i Njesisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj thotë se dikasteri që ai drejton që prej momentit të ngjarjes ndodhet në terren për të eliminuar sa më shumë pasojat e kësaj ngjarje.
 
Edhe gjatë ditës së sotme vijon operacioni për nxjerrjen e anijes nga uji ku në ndihmë kanë ardhur në vinça të mëdhenj nga Vlora. 

Nga ana tjetër ka dyshime se mbytja e anijes të ketë derdhur në det 12 mijë litra naftë.

lezhe anija



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit