Lezhë/ Hashash e thika në shkolla, shumë zhurmë pak denoncime! Drejtori i shkollës: Prindërit thonë 'pse na shqetëson!'

Vrasja e 14-vjeçait, Martin Cani dhe plagosja e një tjetër nxënësi në Fier ka ngritur alarmin për mungesën e sigurisë në institucionet arsimore të vendit. Po bëhet shumë zhurmë, por në fakt pak raste denoncohen në prokurori për nxënësit që mbajnë thika apo konsumojnë hashash në ambientet e shkollave. Ky shqetësim u ngrit nga drejtuesja e prokurorisë së Lezhës, Denisa Perdja.

“Ka një rritje të kriminalitetit, sipas statistikave të viteve të mëparshme për çështjet për të mitur, që kanë të bëjnë me tregtimin e lëndëve narkotike, mbatjtjen e thikave, dorezave, drejtim mjeti pa patente. E para është parandalimi, shumë pak referime bëhen në prokurori nga policia, drejtuesit e shkollës, punonjësit sociale. Nëse në një shkollë dihet se konsumohet lëndë narkotike, duhet të referohet në polici dhe prokurori”, tha Denisa Perdja, drejtuese e Akuzës.

Drejtuesit e shkollave duhet të denoncojnë në polici nxënësit problematikë, thanë zyrtarët lokalë të bashkisë e prefekturës së Lezhes.

“Duhet të evidentohen rastet, kush janë fëmijët problematikë. Çfarë familje kanë? Që mbajnë mjete të paligjshme? Duhet te jene ne fokusin e mesuesit!”, tha Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës.

Por topi s’duhet të mbetet në portën e shkollës, thanë drejtuesit e arsimit, pasi në shumë raste prindërit janë të papërgjegjshëm për fëmijët.

“Ju lutem më vjen keq ta them por prindërit kanë heq dorë nga fëmijët. Mësuesi e lajmëron për problematikën dhe prindi thotë kush je ti që më shqetëson?”, tha Bardh Dedgjonaj, drejtor i nje shkolle në Lezhë.   

Po kështu ka mungesa të stafit dhe infrastrukturës! Aktualisht në të gjitha shkollat e bashkisë së Lezhës janë vetëm 3 oficerë sigurie, ndërsa mungojnë kamerat.

 “Sot bashkia Lezhe ne shkollat e vete ka 14 psikolog dhe 4 punetore sociale dhe vetem 3 roje sigurie. Por nga viti tjeter Lezhës do ti shtohen dhe 5 oficerë sigurie”, u shpreh drejtori i Arsimit.

Problematikat u evidentuan gjatë mbledhjes së Këshillit Vendor të Sigurisë Sigurisë Publike, që drejtohet nga kryebashkiaku i Lezhës.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj