Një shpërthim është dëgjuar rreth orës 12:30 ditën e sotme në Lezhë, ndërsa bëhet me dije se është hedhur lëndë plasëse jashtë një lokali.
Ngjarja është regjistruar në lagjen 'Beslidhja', ndërsa raportohet se shpërthimi nuk ka qenë shumë i fortë, por ka shkaktuar panik te qytetarët të cilët ndodheshin brenda lokalit.
Ata kanë dalë menjëherë jashtë të traumatizuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Nuk dihet sasia dhe lloji i lëndës plasëse të hedhur, e po ashtu nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me autorin. Zona është e pajisur me kamera që mund të ndihmojnë hetuesit në zbardhjen e ngjarjes.