Lezhë/ Hiqej si zyrtar dhe u merrte para bizneseve, arrestohet 57-vjeçari! I mori 3 mln lekë nëpërmjet mashtrimit një biznesi

Lezhë-Një 57-vjeçar banues në Tiranë është vendosur në pranga pasi përfitoi 3 milionë lekë nga administratori i një subjekti privat.

Burri i identifikuar si R. M. së bashku me bashkëpunëtorin e tij komunikonin me të me anë të aplikacionit ‘Signal’, duke u hequr si përfaqësues të një institucioni vendor.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.  

 Operacioni u kodua 'Flop'.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin kërkuar një shumë parash me anë të mashtrimit, nëpërmjet një aplikacioni, kanë nisur hetimet me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Flop”, u arrestua në flagrancë shtetasi:    

R.M. 57 vjeç, banues në Tiranë. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. M. në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, kanë përfituar 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi kanë komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Xh.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e SPAK ndaj Berishës/ Qefalia: Duhet lënë drejtësia e lirë! Poli Hoxha: Do ketë të tjera, hetimi shumë i thellë! Alban Daci: Nuk ka më amnisti

Akuzat e SPAK ndaj Berishës/ Qefalia: Duhet lënë drejtësia e lirë! Poli Hoxha: Do ketë të tjera, hetimi shumë i thellë! Alban Daci: Nuk ka më amnisti