LEZHË - Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të mërkurë në zonën turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin. Dy të rinj nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se ata ishin një grup shoqëror që kishin ardhur me autobus nga Kosova dhe kishin ndaluar te Rana e Hedhun.
Pesë turistët pavarësisht detit të trazuar kanë hyrë në det për t’u larë. Dy prej tyre i mori rryma dhe u mbytën tragjikisht, teksa tre të tjerët arritën të mbijetonin pas mjekimit të marrë në spital.
Këta të fundit fillimisht u paraqitën në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Lajm ne perditesim...
Komente







