Lezhë, katolikët kontribuojnë
në ndërtimin e teqesë së fshatit

Të gjithë banorët e fshatit janë të besimit katolik, dhe në zonën e tyre ndodhet një objekt kulti i besimit bektashian, i cili i përket shekullit të 17, por kjo nuk i ka penguar ata të kujdesen me fanatizëm për të.

lezhe teqe

Personazhet e kësaj historie janë banorët e Malësisë së Lezhës ku krahas ruajtjes të këtij objekti që njihet nga banorët me emrin “teqja n'sulti”ata po kontribuojnë tashmë edhe për restaurimin e saj.

lezhe teqe

Nisma e tyre është prezantuar në ditën e Kurban Bajramit, ndërsa,banorët shprehen se harmonia fetare është e shkëlqyer dhe se çdo 6 muaj në këtë vend vijnë besimtare që kryejnë ritet e tyre fetare.


Ky objekt i rrallë kulti ka tërhequr vëmendjen e Monumenteve të Kulturës në Lezhë. Përgjegjësi i këtij institucioni Paulin Zefi thotë se është habitshme sesi nuk është identifikuar asnjëherë më parë ky objekt kulti pasi mbart vlera të jashtëzakonshme arkitektonike. Sipas tij me iniciativa personale të banorëve ka nisur restaurimi i tij.

lezhe teqe

Ky objekt është shumë i veçantë, në aspektin arkitektonik duke marrë si bazë dhe stilin ndërtimor i përket shekullit të 17. Bazamenti është në formë kuadratike, pjesa e bazamentit e kupolës ka formë oktagonale pra tetëkëndore, kemi dhe kupolën që ruhet në gjendje të mirë, materiali i përdorur është kryesisht prej guri gëlqeror përjashtuar këtu kupolën, kupola ka kryesisht material gur shtufi,”- është shprehur Zefi.

lezhe teqe

Pas rindërtimit të një kishë në Mal Bardhë të Kurbinit me kontribut të komunitetit mysliman ky është një tjetër rast i cili tregon se harmonia fetare në vendin tonë është për tu vlerësuar.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’

Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’