Lezhë/ Kompania ‘Rozafa A’ ndërtoi 4 kate pa leje, drejtori i Kadastrës legalizoi pallatin në shkelje të ligjit! Në hetim edhe ndërtuesi

Lezhë/ Kompania ‘Rozafa A’ ndërtoi 4 kate pa leje, drejtori i Kadastrës legalizoi pallatin në shkelje të ligjit! Në hetim edhe ndërtuesi

Projekti për të cilin është dhënë fillimisht leja, 6 kate plus 1 kat nën tokë

Report Tv mëson detaje të reja nga pezullimi nga detyra i drejtorit të Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku. Mësohet se dy zyrtarët e Kadastrës kanë legalizuar pallatin e ndërtuar nga kompania Rozafa A, pavarësisht se kjo kompani kishte shkelur lejen e ndërtimit.

Fillimisht, leja ishte marrë për ndërtimin e 6 kateve plus 1 kat nëntokë, por kompania ka ndërtuar 10 kate plus 1 kat nëntokë. Pra, sipas dosjes janë konstatuar 4 kate pa leje.

Administratori i kompanisë Adriano Uldedaj është vënë në hetim për ndërtim pa leje.

Pjesë nga dosja hetimore

Rezulton se me Vendimin nr. 39, datë 17.03.2021 Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur:

“1. Miratimin e Lejes së Zhvillimit për objektin: “Objekt me funksion akomodim dhe shërbime,  2 dhe 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë, Shëngjin”, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë,  me subjekt zhvilllues shoqërinë “Rozafa A” shpk.

2. Harta e Planvendosjes së Strukturave  bashkëlidhen si pjesë përbërëse të këtij vendimi.

3. Procedurat administrative/ligjore për objektin e përmendur në pikën 1 të këtij Vendimi, do të vijohen nga Bashkia Lezhë, sipas  përcaktimeve dhe rregullave të parashikuara në dispozitat e Ligjit Nr. 107, datë 31.07.2014  “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, në përputhje me marrëveshjen përkatëse për delegim kompetencash, bashkëlidhur këtij

Vendimi. (...)”.

Me Vendimin Nr. 317, datë 10.08.2021 Bashkia Lezhë ka vendosur: “Miratimin e Lejes së  ndërtimit për ndërtim të ri me sipërfaqe më të madhe se 250m2, për Shoqërinë e Ndërtimit  “Rozafa A” shpk, me Nipt L86414003A dhe Liçencë NZ.7719, për ndërtimin e strukturës me  emërtim sipas projektit “Objekt me funksion akomodim dhe shërbime 2 dhe 6 kate mbi tokë  dhe 1 kat nën tokë, në Rrugën Fran Ivanaj, Ishull-Shëngjin, Njësia Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë, me kushte sipas planvendosjes së dorëzuar, projektit dhe preventivit: (...)”.

Gjatë hetimeve paraprake është kryer dhe një akt ekspertimi teknik topografik i datës 21.07.2023, nga Ing. Manjola Fida, ku është arritur në konkluzionin se:

Objekt i referuar lejes së ndërtimit është “Godinë e kombinuar shërbimi dhe banimi me 2-6 kate mbi tokë dhe 1 kat në nëntokë”, kurse sipas inspektimit të gjendjes faktike rezulton që objekti të jetë “Godinë e kombinuar shërbimi dhe banimi me 2-8-9-10 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë”.

Ekspertja ka arritur edhe në konkluzione të tjera, të cilat do të kenë relevanc për themelin.


Lajmi kryesor:

Legalizuan pallatin me 4 kate pa leje, pezullohet nga detyra drejtori i Kadastrës së Lezhës dhe përgjegjësi i legalizimeve! Në hetim ndërtuesi


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori