Policia rrugore e Lezhës, gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugë me dronë, radar dhe drager me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore ka arrestuar 7 drejtues mjetesh javën që lamë pas.
Policia njofton se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur/nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi.
Si rezultat i këtyre kontrolleve janë tërhequr 91 leje drejtimi, janë vendosur 413 masa administrative për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 368 masa administrative për tejkalim shpejtësie.
Kontrollet me dronë janë përqendruar në akset rrugore Lezhë-Milot-Thumanë, Lezhë-Shkodër, Lezhë-Shëngjin dhe Lezhë-Rrëshen, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara dhe sjellje agresive në rrugë, të cilat janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore me pasojë jetën.
Gjithashtu, po në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore janë intensifikuar kontrollet me radar dhe me drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë dhe drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Policia Rrugore e qarkut Lezhë apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, si dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.1%
-
Jo
54.2%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 684
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet, Bashkia kërkon restaurim nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë
24 Nëntor, 18:30
-
Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital
24 Nëntor, 16:34
-
Reduktohet personeli Italian në qendrat e emigrantëve në Lezhë, fillojnë rikthimet në Itali
23 Nëntor, 09:58
-
E rëndë në Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma! Ishte i pastrehë, tërmeti i shembi shtëpinë
23 Nëntor, 09:34
-
Moti i keq në aksin Fushë Arrëz-Mirditë/ Vërshimi i ujërave nga mali bllokon qarkullimin në tunelin e Gojanit
22 Nëntor, 20:26
-
Moti i keq/ Shiu i dendur krijon vështirësi për lëvizjen në autostradën Lezhë-Thumanë
22 Nëntor, 17:04
-
Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në aksin Skuraj-Burrel (VIDEO)
22 Nëntor, 12:30
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Moti i keq në Lezhë, stuhia dëmton linjat e energjisë elektrike, disa fshatra pa drita! Vijon i pezulluar lundrimi në Shëngjin
22 Nëntor, 09:09
-
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë, Apeli lë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin
21 Nëntor, 15:55
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i peshkarexhave në Shëngjin! Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, parashikohen reshje me intensitet
21 Nëntor, 09:39