Lezhë, kryebashkiaku akuzon MB:
Manipuloi të dhënat e censusit

Lezhë, kryebashkiaku akuzon MB:<br />Manipuloi të dhënat e censusit
LEZHË - Bashkia e Lezhes po përballet me probleme të theksuara financiare, ku krahas mbylljes së shumë biznesve dhe mos likujdimit të  tarifave vendore  nga biznesi i ndërtimit, gjendjen e ka perkeqësuar edhe më shumë qeveria aktuale në detyrë.
 
Kryebashkiaku Viktor Tushaj thotë se, Ministria e Brendshme ka abuzuar me të dhënat e CENSUSIT dhe për pasojë ka reduktuar grantin e qeverisë me 30 mln lekë në dy vitet e fundit. Sipas tij në qytetin e Lezhës jetojnë rreth 30 mijë banorë, ndërsa CENSUSI e ka nxjerrë me rreth 15 mijë banorë, kjo ka qenë e mjaftueshme sipas tij që qeveria Berisha duke u bazuar në keto të dhëna jo reale të reduktojë grantin, duker sjellë për pasojë edhe mungesë investimesh në këtë qytet.
 
"Dhjetë milionë lekëshi është bërë për shkak të numrit të popullsisë, pra nuk e kuptojmë akoma se si Ministria e Brendshme bën përllogaritjen e qytetarëve shqiptarë mbi bazën e censusit. Pra, sipas Ministrisë së Brendshme në Bashkinë e Lezhesë jetojnë vetëm 15.500 vetë. Kur, në listën e zgjedhësve të Bashkisë së Lezhës janë mbi 21 mijë", shprehet kreu i bashkisë, Tushaj.
 
Në qytetin e Lezhës prej dy vitesh ka nisur puna për ndërtimin e shumë infrastrukturave, por që shumica prej tyre mbeten pezull, pasi të ardhurat e bashkisë kanë pësuar rënie.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca