Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Lezhës pasi kultivonin bimë narkotike.

Agron Sallaku 34 vjeç banues në fshatin Blinisht u arrestua në flagrancë nga blutë e Lezhës dhe do të përballet me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Në momentin e arrestimit u sekuestruan 230 fidanë kanabis të cilët ai i kishte kultivuar në kubikë afër banesës.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe një 24 vjeçar po me të njëjtën akuzë.

Mario Lemezhi kishte përshtatur një magazinë në afërsi të banesës për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.