Bllokimi i lejeve të ndërtimit prej 4-vitesh në Bashkinë Lezhë e ka dëmtuar këtë sektor. Shqetësimi është ngritur nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, sipas të cilit në emer të biznesit i është dërguar një shkrese bashkisë dhe qeverisë, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Që nga Kryeministri, Ministria e Infrastrukturës dhe Bashkia e Lezhës kemi kërkuar zhbllokimin  e lejeve të ndërtimit dhe studimet pjesore. Sot rreth 70% e zonës turistike së Shëngjinit është e pazhvilluar. Rritja e numrit të turistëve në Shëngjin sjell nevojën për ndërtimin e strukturave të reja për akomodim”,- tha Palokaj.

Vetëm në Shëngjin operojnë 20 kompani ndërtimi dhe bllokimi i punës në këtë sektor ka sjellë mungese të ardhurash për biznesin por dhe pushtetin vendor që mbledh taksen e intrastruktures.

Prej vitit 2019 qeveria shqiptare bllokoi lejet e ndertimit ne Bashkine Lezhe, pasi binin ndesh me planin rregullues te qytetit.Tashme jane bere ndryshimet e kerkuera dhe ne fillim te 2024-es do te operohet me lejet e ndertimit, ben e ditur kryebashkiaku Pjerin Ndreu.