LEZHE- Një foshnje 11-muajshe ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mabë, rreth orës 18:35, kur një makinë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit fëmija 11-muajsh ka humbur menjëherë jetën, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe e ëma e foshnjës Blerina Ndoca, 23 vjeç nga Puka, e cila drejtonte automjetin tip “Fiat” me targa AA 418 IS.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Fushë-Krujë, furgoni aksidenton një motoçikletë, një i plagosur
Ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur në orën 17:40 në Fushë-Krujë, ku një person ka mbetur i plagosur. Një furgon ka aksidentuar një motoçikletë tek Ura e Gjolës, drejtuesi i të cilit ka mbetur i plagosur.
Drejtuesi i motoçikletës u dërgua në spitalin e Traumës në kryeqytet. Ndërsa drejtuesi i furgonit është vetëdorëzuar në polici ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com