Lezhë/ Marrja e shërbimit shëndetësor kthehet në ‘makth’ për pacientët! Vetëm 12 shtretër në urgjencën pediatrike, mjeku: Paraqiten rreth 80 fëmijë në ditë

Marrja e shërbimit shëndetësor në Urgjencën Pediatrike të Lezhës është kthyer në sfidë dhe makth për pacientet, për shkak të ambienteve të kufizuara. Në këtë repart ka vetëm 12 shtretër, ndërsa numri i fëmijëve që paraqiten për të marrë shërbim mjekësor brenda 24 orëve në shumë raste shkon deri në 80. Mjeku Pediatër Mark Marku thotë se me rikonstruksionin që do i bëhet spitalit në vitin 2023 shpresohet të zgjerohen dhe ambientet e urgjencës pediatrike.

“Aktualisht Reparti urgjencës pediatrike funksionon me 12 shtretër dhe me një personel mjekësor e infemieristik të specializuar në këtë fushë për të cilën ne arrimë të përballojmë të gjitha rastet që na vijnë. Reparti ka nevojë të zgjerohet edhe më shumë. Vitin që vjen shpresojmë që me rikonstruksionin që do i bëhet spitalit tonë të shtohet dhe hapësira te urgjenca pediatrike”, shprehet mjeku.

Stina e vjeshtës dhe nisja e vitit të ri shkollor ka rritur rastet e fëmijëve të prekur nga virozat dhe infeksionet e tjera virale në Lezhë. 40 deri në 50 fëmije paraqiten çdo ditë në urgjence duke kërkuar ndihmë mjekësore.

“Aktualisht këtë periudhë kemi rritje të sëmundjeve të fëmijëve, çdo ditë paraqiten rreth 40-50 fëmijë që marrin ndihmën e shkojnë në shtëpi. Shtrimet në spital kanë arritur 20-25 fëmijë në ditë. Ka një shtim të sëmundjeve, por ende s'ka arritur pikun. Problemet kryesore që kemi hasur kanë qenë problemet e aparatit frymëmarrës, me kollë, bllokim, gjoks, bronkolitet, laringitet…etj. Problemi i dytë është janë gjendjet febrile me temperaturat të lartë, infeksionet virale. Problemi i tretë, gastrointeritet, të cilat janë në pakësim me muajt e verës. Rastet me Omicron janë rralluar, janë më të pakta. Kemi vijuar të bëjmë testet për Omicron, si rapid si PCR. Rastet janë shumë të pakta në krahasim me të shkuarën.

Për shkak të numrit të kufizuar të shtretërve shpesh herë krijohet kaos dhe vështirësi për të marrë shërbimin shëndetësor në urgjencë.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion