Mirditë, mbillen 1700 fidanë pishe e zezë në parkun e Munellës

Pyjet e dëmtuara nga zjarret apo prerjet e paligjshme në Mirdië do të rigjenerohen. Fushata e pyllëzimit ka nisur nga Thirra, pjesë e parkut natyror të Munelles.

Në këtë zonë pyjore të zhveshur nga bimësia, u mbollen 1700 fidanë pishë e zezë, ndërsa pjese e aksionit u bënë Bashkia Mirditë, Shtëpia e Evropes, Administrata e Zonave të Mbrojtura, organizatat për mbrojtjen e mjedisit dhe nxënësit e gjmmanzeve.

“Me financim të BE-së po mbjellim fidavë pishe. Në këtë nismë shpresojmë ta vazhdojmë dhe në zona të tjera të prekura nga zjarret. Do përpiqemi të sigurojmë fidanë dhe do mbjellim aq sa mundemi sepse rigjenerimi kërkon kohë të gjatë”.- tha Albert Melyshi, kryetar i bashkise Mirditë.

Parku natyror i Munellës dhe zona përreth ka pësuar degradime të vazhdueshme përgjatë 30 viteve dhe marrja e masave parandaluese dhe rehabiltuese në pyje është një domosdoshmeri.

“Kemi zgjedhur këtë rajon tejet të rëndësishëm sepse këtu rriten disa kafshë të egra si ariu i murrmë dhe rrëqebulli, etc. Duhet të vazhdojë pyllëzimi i Munellës”, tha Aleksander Trajçe specialist mjedisi.

Konsideruar si streha e fundit e Rrëqebullit të Ballkanit, Mali i Munellës ka kohë që është kërkuar të kthehet nga “Park Natyror” në “Park Kombëtar”. Mjedisorët besojnë se mbrojtja me ligj do të ndihmonte në ruajtjen e kësaj specie në rrezik zhdukje.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?