Lezhë, i ndërpreu rrugën furgonit, aksidentohet mjeti i policisë, 2 të plagosur

Dy efektivë të policisë vendore në Lezhë mbeten të plagosur, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas me një furgon. Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitnit.

Sipas të dhënave, janë përplasur mjeti tip furgon, me targë AA 564 NB, drejtuar nga shtetasi D. Z.,  me një makinë shërbimi të Policisë Lezhë, me targë TR 2703E drejtuar nga punonjësi i policisë shtetasi D. Ç.

Për pasojë, janë lënduar 2 punonjës policie, që ishin në mjetin e policisë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 drejtuesit e 2 mjeteve, pas kontrollit mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës, janë larguar pa probleme për shëndetin.

Sipas të dhënave paraprake, shkak për aksidentin është bërë mjeti i policisë, i cili ka ndërprerë rrugën, për të hyrë në parkingun e një lokali, çka ka sjellë dhe përplasjen me furgonin, i cili po lëvizte në drejtim të Laçit.

Ndërkohë, aksidenti i policëve vjen në një kohë kur sot në Lezhë ishte dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, prej ku paralajmëroi dy operacione të policisë, njëri prej të cilëve u finalizua me arrestimin e pronarit të kompanisë 'Arbi Garden' që sollën 613 kg kokainë në Mamurras, Arbër Çekaj, në Gjermani. Por, burime të Report Tv bëjnë me dije se makina e aksidentuar nuk i përket eskortës së ministrit.



(Makina e policisë e aksidentuar)

Njoftimi i policisë:
Më datë 04.05.2018, rreth orës 15:53, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të Kryqëzimit  Spiten,  janë përplasur mjeti tip furgon me targë AA 564 NB  drejtuar nga shtetasi D.Z., me një makinë shërbimi të Policisë Lezhë  me targë TR 2703E drejtuar nga punonjësi i policisë shtetasi D.Ç.

Për pasojë janë lënduar 2 punonjës policie që ishin  në mjetin e policisë të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën, kurse 2 drejtuesit e 2 mjeteve, pas kontrollit mjekësor në Spitalin Rajonal Lezhë, janë larguar nga spitali pa probleme për shëndetin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave