Lezhë/ Mungesa e teknologëve ushqimorë vështirësi për prodhuesit: Të futet si degë në shkolla teknologjia ushqimore

Fabrikat dhe stabilimentet e përpunimit të produkteve ushqimore në Lezhë kanë vështirësi për të siguruar teknologë që kontrollojnë sigurinë e këtyre produkteve.

Aktualisht nevoja është për të paktën 150 specialistë me një tendencë gjithnjë e në rritje. Këto nevoja aktuale mbulohen me punonjës që mund ta kenë përvetësuar këtë aftësi vetëm gjatë punës në këto ndërmarrje. Shqetesimin e kanë sjellë vetë bizneset e ketij sektori duke sugjeruar edhe ndërhyrje tek arsimi profesional.

Kemi nevojë për specialist që kanë mbaruar universitet. Duhet një person që ka njohuritë bazë se kjo gjë ka ngelur në dorë të një teknologu. Në Lezhë duhen të paktën 150 punonjës të tillë.

Altin Prenga dhe Alban Zusi, prodhuesë

Prodhuesit e ushqimeve në Lezhë ishin thirrur në një takim nga shkolla profesionale e cila sebashku me zyrën e punësimit do të propozojnë që vitin e ardhshëm të hapet dega për teknologji ushqimore edhe në Lezhë.

Shkolla vitin e ardhshëm nëse ekziston kjo kërkesë, do kërkojmë që të hapet ky program studimi vitin e ardhshëm. Do shohim të gjitha mundësitë që t’i hapim këto programe ushqimore.

Bardh Dedëgjonaj, Drejtor i Shkollës Kolin Gjoka, Fatmir Delishi Drejtor Shërbimit Kombëtar të Punës Lezhë

Diskutimet do të vijojnë tani me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në mënyrë që të lobohet që në shkollën profesionale të Lezhës të shtohet edhe dega për teknologji ushqimore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja