LEZHË- Një objekt dykatësh pa leje e ndërtuar në plazhin e Tales ka sjellë arrestimin e 55-vjeçarit, Nik Gjonikaj.
Ai ndërtoi një objekt dykatësh me dhoma për adomodimin e pushuesve.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u vu në pranga Nik Gjonikaj banues në Tale, Lezhë, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm".
Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
-
Plazhi i Tales eshte bere lamsh-e li, ka 10 vjet qe ne kohen e Fran Frrokut e Bec (Albert???) Rrustit qe e kan bere rrumpalle ate vend, shifni qa ka bere Nard Luli e compani, ku eshte Policija ose Prokuroroa ketu, i bien ne qaf njerit qe nuk pagoji ....Bashkija/administrata e Shenkollit duhet te veje dore, se keshtu si kan filluar keta..Zoti e din se ku ndalet puna. Pershendetje nga Beni.
Përgjigju -
Nje ndertese dy kateshe,do kohe te ndertohet,vetem po te jete kabine derrase behet menjehere.Si shpjegohet qe eshte arrestuar vetem pronari dhe jo policet e nepunesit e bashkise qe supozohet te hapin syte per raste te tilla?! Nuk eshte se e ndertoi ne maje te malit e brenda nates e se pa askush,po ne buze te detit,ne plazh e i ka marre plot kohe!!!
Përgjigju









Komente
Komento