LEZHË – Forcat e policisë kanë arrestuar dy persona në flagrancë pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.
Të arrestuarit Edmond Dani, 33 vjeç, dhe A.L, 18 vjeç, të dy banues në lagjen “Skënderbeg”, u arrestuan dje rreth orës 16:30 në Balldre.
Këta dy persona pranë rrugës kryesore, kanë ndezur një zjarr për të djegur disa kabuj elektrik, ku zjarri përfshiu pyllin.
33-vjeçari dhe i riu janë larguar pa njoftuar shërbimin zjarrfikës, me një motoçikletë tip “Lifan” pa targë, drejtuar nga Dani, i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com