Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë mbrëmjen e sotme në Lezhë, pasi u kap duke thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie'.

30-vjeçari me inicialet M.V., banues në Shkodër i ishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve"

Megjithatë ai nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës, duke lëvizur lirshëm nëpër qytet. Pas kontrolleve të Policisë, ai u gjet në lëvizje  në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit" në  Lezhë, ku iu vunë prangat..

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.