LEZHE- Portugezi Ruben Saraiva i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit 2023 në Shëngjin, do të vijojë të qëndrojë në burg pa afat. Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 28-vjeçarit, i cili përmes mbrojtësit ligjor kushte kërkuar një masë sigurimi më të butë. Vendimi i mor nga gjyqtari Ilir Perdeda, ndërsa në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura ishte edhe vetë portugezi Saraiva, i cili i paraqit ne gjykate nën masa të forta sigurie.
Gjatë seancës gjyqësore ai ka vijuar te mbaje qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa avokati mbrojtës tha se do ta ankimojnë vendimin e arrestit me burg në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi sipas tij prokuroria nuk ka prova që e implikojnë atë në këtë ngjarje, por vetëm dyshime të pabazuara në fakte.
Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.
Po për këtë krim të ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij i kësaj vrasje. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.9%
-
Pak
20.6%
-
Nuk kam mendim
6.5%
Vota total: 630
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
26 Mars, 21:10
-
Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
26 Mars, 12:28
-
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona
25 Mars, 18:51
-
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
25 Mars, 17:09
-
Hapet Qendra e re Kulturore në Fishtë të Lezhës! Rama batuta me banorin: Euroatlantik, por kësaj here do jetë me PS! Me Lulin nuk hyn në BE se e zë gjumi
25 Mars, 15:28
-
‘Na mori frymën’/ Protestë kundër ndotjes në Lezhë (VIDEO)
23 Mars, 14:02
-
PERSONAZH/ Nënë Liza, gruaja ikonë e ruajtjes së traditës, 83-vjeçarja shet ende punët e saj me shtiza e grep (VIDEO)
23 Mars, 13:28
-
‘Ora e tokës’, sonte miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë! Aktivitete sensibilizuese dhe në Shqipëri, të rinjtë: Ne mbrojmë mjedisin
22 Mars, 16:06
-
VIDEO/ Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë të moshuarit e nipi! Pronari: Bëra gjithçka të shpëtoj të dashurit e zemrës
22 Mars, 14:36
-
Vodhën një parukeri në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari! Vihet nën hetim e motra (VIDEO)
22 Mars, 09:39
-
Lezhë/ Qarkullonte me hashash në makinë, nën akuzë i riu! Arrestohet 48-vjeçari për dhunë në familje
21 Mars, 11:47
-
Lezhë/ Vëllezërit përleshen për pronësi, 35-vjeçari kapet duke prerë plepat e zonës së mbrojtur në Lagunën e Kunes
20 Mars, 10:37