LEZHË-Nis pastrimi dhe sistemimi i plazhit të Tales në Lezhë. Vitet e fundit ky plazh është bërë nga më të frekuentuarit në të gjithë zonën, për shkak të rërës së bollshme dhe kushteve të përshtatshme.
Punonjësit e Shërbimeve po punojnë për largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti.
Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet ndërhyrjes për largimin e mbeturinave.
Ata të cilët do të zgjedhin Talen për të kaluar fundjavën në bregdet do të gjejnë një ambient optimal dhe shumë atraktiv.
Administratori i Shënkollit, Albert Rrusti, thotë se vëmendja për të siguruar shërbime do të jetë maksimale gjatë gjithë sezonit turistik.
“Jemi në limitet e fundit të pastrimit të rërës, pas 2,3 ditësh do të fillojmë edhe plugimin dhe pothuajse nga fundi i javës bregdeti i Tales është gati të presë pushues. Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me Njësinë Administrative të Shënkollit do të jetë prezent gjatë gjithë kohës që pushuesit të ndihen sa më mirë dhe plazhi të jetë sa më i pastër”, tha ai.
Bregdeti i Tales po përgatitet për shtim të ndjeshëm të vizitorëve dhe turistëve.
Shërbime të shtuara dhe gatishmëria pretendohet se do të jetë suksesi i kësaj vere për ta, ndërsa pastërtia do të jetë maksimale duke shpresuar për një përshtypje të mirë nga ana e pushuesve.
[gallery]22407[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO